Shkup,15-16.11.2021
Drejtori i Përgjithshëm I AME-së z. Fadil Kodra se bashku me ekipin e ti morri pjesë ne seminarin ne parë rajonal ne kuadër te Projektit për Ngritjen e Kapaciteteve për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë përmes Sistemit Kombëtar te Informacionit për Zjarret Pyjore - NFFIS dhe Eco-DRR.
NFFIS është sistemi qe do te zhvillohet ne Kosovë, sistem ky i integruar ne ueb-GIS për parandalimin e zjarreve dhe paralajmërimin e hershëm qe ndan informacionin ne mes AME-së dhe institucionet tjera si Agjencia Pyjore e Kosovës , Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës etj., ndërsa Eco-DRR paraqet reduktimin e rrezikut nga Fatkeqësitë të bazuara në ekosistemin në sinergji me menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, rreziqet nga fatkeqësitë e përmbytjeve, rrëshqitjeve të tokës, erozionit të tokës dhe zjarrit në pyje.
Qëllimi i këtij Seminari ishte rritja e bashkëpunimit rajonal, përmbledhja e përgjithshme të Projekteve JICA në Ballkanin Perëndimor, diskutimi për procesin i zhvillimit të NFFIS duke marrë në konsideratë MKFFIS te Maqedonisë , diskutimi për shtresat potenciale në NFFIS, dakordimi për zhvillimin e integruar FWI (Indeksin e motit të zjarrit) duke përdorur të dhënat AWS të secilit vend nga pjesëmarrësit si dhe të kuptuarit mbi konceptin dhe metodologjinë e Eco-DRR përmes vizitës në terren, vizitë kjo qe u realizua ne Radovish te Maqedonisë se Veriut ku JICA ka realizuar tri projekte per parandalimi dhe reduktimi e rreziqeve.
Ne ketë Seminar përveç ekipit te Kosovës ishin edhe përfaqësues nga Mali I Zi ku ky projekt do te realizohet ne ketë shtet krahas ati ne Kosovë, përfaqësues nga shteti I Maqedonisë te Veriut te cilët prezantuan përvojat e tyre për realizimin e këtij projekti vite me parë. Ne kuadër te ekipit te Kosovës përveç përfaqësuesve nga AME-së ishin edhe përfaqësues nga Agjencia Pyjore e Kosovës , Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.